Hoxhaj ripërsërit zotimet për diasporën nëpërmes një video-mesazhi

08 janar 2021 | 20:37

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun, pas një jave nga konferenca për shtyp ku prezantoi po këto zotime, ai ka përsëritur planin e tij për diasporën, duke thënë se Kosova duhet ta bëjë atë pjesë të drejtpërdrejtë të shtetndërtimit dhe të zhvillimit.

Përmes një video adresimi që e publikoi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar disa zotime që ai si Kryeministër do t’i realizojë.

“Tri vende në listën tonë për deputetë, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora, ulëse të rezervuara në Kuvend të Kosovës, lirimi nga obligimi i sigurimit kufitar”, është shprehur Hoxhaj, duke shtuar se kërkon mbështetjen e secilit, sepse sipas tij, bashkë mund të realizohet ky plan.

Video

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim…