Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan

21 tetor 2018 | 22:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Kongresin e tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB), që është mbajtur në Shkup.

Hoxhaj përmes një postimi në lligarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës dhe më pas pavaësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës dhe më pas pavaësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë. Në Kongresin e Tretë të LSHB-së theksova se shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror në përmbushjen e kësaj aspirate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkisë Mat ka nderuar këngëtarin e shquar kosovar…