Hoxhaj: Siguria kombëtare varet shumë nga siguria kibernetike

29 tetor 2018 | 12:10

Mentor Hoxhaj, i cili drejton Cyber Security and Privacy, ka deklaruar se siguria kombëtare varet shumë edhe nga siguria e mbrojtjes së të dhënave personale, duke potencuar se rreziqet më të mëdha vijnë nga sulmet kibernetike dhe zbulimi i privatësisë. 

Ai poashtu ai ka deklaruar se hapësirat kibernetike ofrojnë edhe mundësi shumë të mira inovative ne zhvillimin ekonomik dhe në avancimin shoqëror. Ndërsa i pyetur se si dhe ku qëndron Kosova në CYBERSPACE, Hoxhaj ka deklaruar se tregtia dhe avancim shoqëror rrit çështje të rëndësishme për politikëbërësit në sigurimin e cenueshmërisë kibernetike, sigurimin e privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave personale, dhe duke konsideruar përdorimin e armëve kibernetike si pasuri të sigurisë kombëtare. 

Poashtu Hoxhaj ka paralajmëruar se Kosova shumë ka avancuar në fushën e teknologjisë informative por ka bërë shumë pak ne sigurinë e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut është e shqetësuar me gjendjen jashtëzakonisht të…