Hoxhaj, Soltesit: Koha e fundit që të mundësohet lëvizja e lirë

06 qershor 2018 | 10:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj ka informuar Soltes për progresin e Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Hoxhaj ka thënë se tani është në dorën e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që ta marrin vendimin për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës dhe të përfundojë izolimi i tyre i padrejtë.

“Takova raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes të cilin e informova për procesin e liberalizimit duke theksuar se Kosova tashmë ka përmbushjr të gjitha kriteret e parapara. Është koha e fundit që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë dhe të përfundojë ky izolim i padrejtë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka përmendur edhe disponimin pozitiv të institucioneve të BE-së të cilin e kishte vërejtur nga takimet në vizitën e tij më të fundit në Bruksel.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori publik shëndetësor prej vitesh vuan nga mungesa e pajisjeve…