Hoxhaj takon Ischingerin, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

03 maj 2018 | 17:29

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vend dhe rajon.

“Çdoherë kënaqësi ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger. Në Berlin, sot diskutuam për zhvillimet në vend dhe në rajon. Folëm për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me lidhjen e një marrëveshjeje obligative – ligjore, që nënkupton njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur…