Hoxhaj takon ish-sekretarin e NATO-s, tregon detajin e veçantë të zyrës së tij që lidhet me Kosovën

06 mars 2024 | 13:12

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar në Londër ish-sekretar i NATO-s, Lord George Robertson.

Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se me të ka biseduar për dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë kur në zyrën e Robertsonit pa një pikturë të varur, e cila ishte punuar me lulëkuqet e Kosovës dhe që ishte dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën. Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit