Hoxhaj: T’i përkrahim produktet vendore dhe t’u themi jo produkteve të Serbisë

08 nëntor 2018 | 22:28

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka vizituar supermarketin “Plus Center” në Ferizaj.

Hoxhaj ka bërë thirrje për t’i përkrahur produktet vendore.

“Bashkë me drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën vizituam sot “Plus Center” në Ferizaj, supermarketi i cili nuk shet fare produkte të Serbisë. Një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga pronarët e tjerë të ndërmarrjeve shitëse. T’i përkrahim produktet vendore dhe t’u themi jo produkteve të Serbisë. #konsumoproduktevendore”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bashkë me drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën vizituam sot “Plus Center” në Ferizaj,…

Publiée par Enver Hoxhaj sur Jeudi 8 novembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka mposhtur 1-0 BATE Borisov duke siguruar kreun e…