Hoxhaj: UÇK-ja mobilizoi shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar

13 qershor 2021 | 16:03

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka qëndruar të dielën në Suharekë, për të shënuar Ditën e Çlirimit.

Hoxhaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.

“Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve. Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema u kthye në kombëtaren e Francës për herë…