Hoxhaj: Unë kam dhënë idenë për vënien e taksës

09 janar 2019 | 21:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se taksa nuk ka qenë kundër dialogut.

“Serbia ka bërë përpjekjet dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në Interpol e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdor sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, ka thënë Hoxhaj sonte në ‘Monitor’ të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij, Mogerini u ka thënë në takim, që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Taksa nuk është vendos me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës.  Ideja është përkrahur nga kryeministri i Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se taksa do të jetë në fuqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM), njofton se nesër do të…