Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Moskë, alarmante

21 mars 2024 | 15:07

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur alarmante vizitën e Ivica Daçiqit në Rusi.

“Vizita e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenociduesve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës “, ka shkruar Hoxhaj në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga Unike Lajthiza do të mbahet për herë të parë…