Qeverisja Kurti po e nxjerr kokën!

28 gusht 2023 | 12:01

Shkruan: Hisen Berisha 

E nxjerrë një kashtë e të dalin 26 – thotë një proverb i yni popullor. Historia “magistra vita est”, thoshin latinët, por ne si shqiptarë kurrsesi nuk po e kuptojmë apo nuk duam ta kuptojmë se “Serbia na i ka bërë heronjtë” për t’iu shkuar pas me logjikën e turmës.

Kur ne e kemi kuptuar, gjithmonë ka qenë vonë, sepse kanë ndërruar epokat, filozofitë dhe ideologjitë.  Kjo na ka bërë të vonuar dhe bestyt.

Edhe patriotizmin e atdhedashurinë si themelet e identitetit kombëtar e shtetëror na i kanë kthyer në komponente të primitivizmit e nacionalizmit.

Por, kashta që tërhoqëm kësaj radhe e që po na i nxjerrë në sipërfaqe 26 e fiu ishte lajmi mashtrues mbi “të hyrat prej një miliardë euro nga dogana”, i cili u pa se është lajme i keq për qytetarët dhe për shtetin, sepse kjo thjeshtë tregoi se ka ra prodhimi vendor!

Për ta kuptuar duhet referuar statistikave ose do të duhej të publikohen mallrat që kanë hyrë në Kosovë dhe të dihet a janë mallra të shportës familjare apo teknologjike dhe për zhvillimin e ndonjë industrie!?

Ky dyshim po më lind për faktin se ne si vend me sektor primar zhvillimi bujqësinë kemi mbyllje të fermave e dështim të fermerëve e kultivuesve të të gjitha produkteve bujqësore e blegtorale, përkundër politikave subvencionuese që i kanë trumbetuar aq shumë qeveria. Aq sa ministri i linjës ka fjetur nëpër ara e plantacione, i ka kthyer tëbanët në zyra sa që edhe prononcimet i bën nga natyra.

Megjithatë, po shihet se nuk ju ka puna bereqet dhe ndjellin varfëri kudo ju shkelë këmba.

Sipas raportimeve, nga të korrat e grurit, ka pasur jo vetëm sipërfaqe më pak të mbjella, por edhe rendiment më të ulët dhe për pasojë ka mungesë të artikullit elementar të shportës familjare bukës.

Cili ishte efekti i masave të qeverisë për bujq, blegtorë, shpezëtarë e vreshtarë, që kishte premtuar për fermer, si shembull karburantet 30 për qind më lirë, por që i morën me të njëjtin çmim si traktori fermerit, si “X6” i …! Pra sipas raporteve të doganave artikujt që dominojnë në sasinë e importeve janë nafta, cigaret dhe automjetet, me 52.86 për qind.

Niveli i akcizës, çmimet e larta, transportet ndërkombëtare, udhëtimet dhe shitja e biletave, trajtimi i automjeteve përmes katalogëve dhe sistemit të vjetërsuar të vlerësimit, ka stimuluar rritjen e të hyrave nga doganat.  Pra, të gjitha këto ndikojnë në të hyrat doganor më të larta.

Por, të hyrat që tregojnë zhvillim janë ato që vijnë nga prodhimi vendor dhe eksporti. E sipas ASK-së disbalanci i vendit në import dhe eksport është përkatësisht njëqind milion me një miliardë. Pra, ekonomi jo rentabile!

Nëse janë të hyrat e rritura në importet për konsum, kjo është alarm i keq për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi kanë ikur qindra miliarda euro para të gatshme jashtë.

Po ashtu, sipas “kashtave” që po dalin, ne nuk kemi rritje në mënyrë sasiore të importeve! Shembull, kemi 7.32 për qind më pak import karburantesh si asortimenti kryesor në tabelën e  importeve, ku raportohen më shumë të hyra në vlerë nominale si rezultat i akcizës dhe çmimeve të larta.

Por, ajo që duhet vënë në pah është se, sasia më e pakët e importit të karburanteve do të thotë se ka rënë ekonomia dhe zhvillimi.

Kemi importuar më shumë duhan, e kjo do të thotë më shumë konsumim i tij, pra tregon se ka më shumë stres dhe pakënaqësi tek qytetarët, që i nxit në konsumim të duhanit. Besa tek rinia shkollore është zëvendësuar me narkotik që kjo qeveri i tregton nga laborator droge në vend dhe atë laborator që i menaxhojnë vet kabinetarët e ministrave.

Kemi rënie të blerjes së makinave që do të thotë se ka rënie të luksit në jetë.  Po t’ia shtojmë kësaj “kashtën” kryesore, abuzimet me blerjen e grurit mbi çmimin e bursës ndërkombëtare, atëherë situata bëhet tejet shqetësuese. Kjo e shpërfaq kuislingitetin e qeverisë Kurti.

Pra nëse çmimi i grurit në bursë, në kohën kur u ble gruri për rezervat shtetërore, ishte 286-335 euro, qeveria e bleu me çmimin 484 euro, që do të thotë 150-200 euro më shtrenjtë për ton.

Nëse i kemi 10 000 ton grurë të blerë, që janë 4.84 milionë, diferencës në mes të çmimit të bursës dhe atij me të cilin e ka blerë qeveria Kurti, është prej 150-200 euro, do të thotë se vjedhja apo korrupsioni kap shifrën prej 1.5 – 2 milionë euro.

Një situatë analoge korruptoni e krimi të organizuar e kemi me vajin, ku krahas kabinetarëve e padrinove financiar e politik të kryeministrit, është involvuar sekseri polak Tomasz Tokarski, të cilin llafolog të Kuvendit nga LV-ja e papagaj të qeverisë nëpër studio televizive, zhurmues spekulantë që ngjajnë me personazhet e Gerge Orwell te “Animal Farm” u munduan ta mbulojnë me gjuhën e shifrave se litra vajit u mor me  1.1 euro, pra atëkohë më lirë se litra vajit në Kosovë, që ishte 3.49 euro, ani se dallon çmimi kur blihet me shumicë e me  pakicë.

Kjo tingëllon si kujdes dhe ruajtje e parasë që duhet vlerësuar nga komuniteti i “fermës së shtazëve të LV-së” të Orwellit Kurti. Por, ky çmim i volitshëm ishte sepse vaji nuk u soll kurrë! Kështu që çfarë rëndësie kishte se me çfarë çmimi u kontraktua?! Me një klik në ARBK del biznesi i polakut Tomasz Tokarksi në Kosovë i krijuar me 14/12/2021 me firmën e njëjtë si në Poloni CANTO KOS (CANTO KOS L.L.C me kapital 1000 euro. Me adresë e cila nuk figuron në Prishtinë rruga “Vicianum nr 31”. Pra, del se Polaku dhe sekserët kabinetar, biznesin e kishin krijuar pikërisht për blerjen e vajit.

Po ashtu, duhet vënë në pah, gjithmonë sipas Agjencisë së Statistikave dhe Doganës të Kosovës, se edhe vendi i origjinës së mallit (vajit) është mashtrim!

Pra, origjina e mallit nuk është Turqia, por Rusia.

Prandaj edhe dalja në skenë e rrjetit të krimit që e ka kryeministrin Kurti si strumbullarin e tij, të lidhur me Ridvan Muharremin, i cili sipas raportimeve të mediave ishte bashkëpunëtor e partner në aktivitetet e Zhelko Razhnjatoviç – Arkan, por edhe mik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka asistente vajzën e Ridvanit, sipas mediave.

Tutje, Ridvani po sipas mediave është mik i agjenti rus Halit Sahitaj që u arrestua në Spanjë, ky u kap si rekrutues i dëshmitarëve të rrejshëm për Dhomat Speciale kundër krerëve të UÇK- së.

Në vitet e opozitarizmit të Kurtit, këtij agjenti bashkë me Dejana Mihajloven u ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Pra, ky është rrjeti kriminal që sot është i instaluar në pushtet në Kosovë dhe po vazhdon ta stërkeq Kosovën, duke e falimentuar në aspektin ekonomik, social, politik dhe duke e cenuar sigurinë nacionale.

Ky rrjet kriminal përzierje inteligjente e spiunazhi greko-ruso-serb në kabinetin e kryeministrit Kurti, qeveri, kuvend, diplomaci, mbështetë pretendimin për rritje patologjike të kësaj lëvizjeje debatikasish neokomunist, bërë publik me 11 tetor 2019 pas zgjedhjeve të tetorit dhe qeverisë 52-ditëshe Kurti 1, e cila deshi të rrëzohej me ultimatumin e të dërguarit special të presidentit amerikan, siç ka bërë të ditur deputeti Arben Gashi në Kuvend.

Kjo strukturë përforcon dyshimin e bazuar për financat e dyshimta që sollën LV-në dhe Kurtin në pushtet me 50.08 për qind të votave të trupit elektoral, qoftë si para të abuzimit me lirimin e garancionit bankar të kompanisë punëkryese të autostradës “Ibrahim Rugova” nga atëbotë ministri i Financave, Bisnik Bislimi, pastaj financat nga mafia ruse të cilën e koordinonte agjenti i FSB ruse, Halit Sahitaj, financat nga bashkëpunëtorët e Binladenit, të cilët mbanin “Konferenca kundër terrorizmit amerikan” pas vrasjes së kryeliderit terrorist të “Alquaeda”, nga rrjeti i muxhahedinve të Iranit që u paguan për bërjen publike të aktakuzës kundër Thaçit & Co, ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Por, qëllim kishte pengimin e nënshkrimit të marrëveshjes së detyrimeve në Uashington në mes Prishtinës dhe Beogradit, me njohjen e ndërsjellë dhe garancinë e ShBA-së dhe vet presidentit amerikan.

Pra, kurrë nuk ka qenë më hapur e lexueshme një qeveri kuislinge, që e “reformatoi” procesin politik nga marrëveshja “All in One” me njohjen, në një Kosovë e cila nuk e detyron Serbinë ta njoh për 10 vjet, as e obligon Serbinë në ndryshime kushtetuese dhe heqje të Kosovës nga Kushtetuta. Por, me marrëveshjen – plani franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit si dhe “statutin e Beogradit për Republikën Autonome Serbe” krijohet një territor autonom serb në veri, si “territor i vetëmenaxhuar” e i hapur për integrim aneksues të njësive tjera administrative territoriale të Kosovës.

Zhvillimet politike në taborin tjetër të selisë “bukë e zemër” me grurë rusie, me agjent serb, aziat e rus, diplomatë që dështuan vet dhe procesin politik në Kosovë e Bruksel, tani na kanë futur edhe në vorbullën e sanksioneve që shumë shpejtë me trendin e politikbërjes Kurti & Co, pritet të konkretizohen.

A po rrëshqet aty ku jam frikësuar e të kam paralajmëruar Albin Kurti, edhe për burimet e financimit edhe logjikën e drejtimit?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami ka folur së…