Kryetarja e Vasylkivit: Ne do të qëndrojmë në këmbë dhe do të fitojmë sepse Zoti është me ne

27 shkurt 2022 | 08:18

Pas shpërthimeve në Vasylkiv, kryetarja e qytetit, Natalia Balasynovych, regjistroi një mesazh në “Facebook” për banorët:

“Ju mund të shihni se çfarë po ndodh, ju mund të shihni zjarrin — për fat të keq, kjo është depoja e magazinimit të naftës në fshatin Kriachky. Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka përreth, por ai nuk do të ketë sukses. Ju e keni parë këtë gjatë ditës, pati granatime të rënda nga raketat balistike. Aeroporti ynë u granatua gjithashtu, por ne e morëm atë, është nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë ajo, shkruan CNN.

“Nata do të jetë e vështirë këtu, si dhe në Kiev, por ne do të qëndrojmë në këmbë dhe do të fitojmë, sepse Zoti është me ne”, tha Balasynovych.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mëngjesin e së dielës është zgjuar…