Komisioni për Ekonomi pritet ta caktojë ekspertin për hartimin e Projektligjit për Kriptovalutat

19 prill 2022 | 08:31

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot pritet të caktoj ekspertin për hartimin e nismës legjislative për Projektligjin e Kriptovalutave.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në këtë mbledhje do të raportoj edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.

“Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, caktimi i ekspertit për hartimin e nismës legjislative për Projektligjin e Kriptovaluta dhe raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe lidhur me Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”, thuhet në njoftim.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 09:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Objektivi kryesor i tij është Donbasi. Vladimir Putini e ka…