Hungaria liroi 777 të burgosur serbë, rumunë e nacionalitete të tjera

01 qershor 2023 | 08:22

Autoritetet hungareze liruan nga burgu 777 të huaj në javët e fundit, kryesisht shtetas serbë, ukrainas dhe rumunë të dënuar për trafikim njerëzor.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Hungareze për Zbatimin e Sanksioneve të Burgut.

Në deklaratë thuhej se për shkak të burgjeve të mbipopulluara hungareze, kryeministri hungarez, Viktor Orban nxori një dekret në muajin prill që lejonte lirimin e shtetasve të huaj të dënuar për kontrabandë me njerëz me kusht që të largoheshin nga vendi brenda 72 orëve nga lirimi i tyre, raporton reuters.

Administrata për Zbatimin e Sanksioneve të Burgut njoftoi se gjithsej 2636 persona janë dënuar për trafikim njerëzor, nga të cilët 808 shtetas të huaj kanë të drejtë për lirim me kusht.

“Burgimi i shtetasve të huaj i kushton Hungarisë miliarda forintë çdo vit”, njoftoi administrata për zbatimin e sanksioneve me burg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë në Zveçan kanë nisur të grumbullohen që nga orët…