Humanisti Halil Istogu refuzon t’i japë dorën kryeministrit Albin Kurti gjatë homazheve në Gllobar
30 prill 2026
| 14:46
Gjatë homazheve të zhvilluara sot në fshatin Gllobar të Drenasit, Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u përball me një moment të pazakontë nga një qytetar i pranishëm. Bëhet fjalë për Halil Istogun, i cili nuk pranoi t’ia zgjasë dorën kryeministrit gjatë takimit. Istogu është një mërgimtar që jeton dhe vepron në Gjermani, ku njihet për angazhimin e tij aktiv në komunitetin shqiptar.
Ai gjithashtu njihet si humanist dhe për kontributet e tij në çështje sociale, ndërsa raportohet se mban lidhje të afërta me Lulzim Jasharin nga familja Jashari në Prekaz.



