Humb betejën me Covid-19 një mjek nga Suhareka

08 nëntor 2020 | 14:40

Në orët e para të së dielës ka ndërruar jetë dr. Sedat Hoti, mjek specialist i fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në spitalin e përgjithshëm “Prim dr. Daut Mustafa” në Prizren.

“Nga fillimi i pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të qeverisë, MSh-së dhe rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së. Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë, duke kryer me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm detyrën e mjekut specialist të fizioterapisë dhe shefit të Shërbimit të Fizioterapisë.

“Ndarja e hershme nga jeta e dr. Sedat Hotit është një humbje e madhe për sistemin e shëndetësisë në përgjithësi, për spitalin e përgjithshëm ‘Prim. dr. Daut Mustafa; në Prizren dhe pacientët e shërbimit të fizioterapisë në veçanti, sepse ai ishte model shembullor i një mjeku të përkushtuar për ofrimin e shërbimit me profesionalizëm të lartë për pacientë dhe udhëheqësi institucional në sistemin shëndetësor”.

“Udhëheqja e spitalit, stafi i shërbimit të fizioterapisë , kolegët dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërm, miq dhe kolegë të dr. Sedatit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” dr. Afrim Avdaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Cristiano…