Humb jetën aksidentalisht ish luftëtari i UÇK-së

06 prill 2023 | 21:18

Ish luftëtari i UÇK-së dhe ish gardisti i TMK-së, Arben Osa ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri.

Për vdekjen e Osajt ka njoftuar Batalioni i Gardës Besim Ndreca-ZM2 TMK.

“Të nderuar gardista, shokë, miqë e dashamirë, ju njoftojmë se aksidentalish sot ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Austri luftëtari i UÇK-së, gardisti i TMK-së dhe shoku ynë Arben Osa nga Rahoveci.

Për detaje tjera ju njoftojmë më vonë.
Ngushëllime familjes Osa dhe të gjithë atyre që e njohën Arbenin.

Ngushellime familjes, bashkeluftetareve veteran te UÇK-së dhe Rahovecit!”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vatikan- Papa Françesku ka bërë rrëfime të rralla në dokumentarin…