Humb jetën një çiklist në magjistralen Podujevë-Prishtinë

06 nëntor 2023 | 15:52

Një çiklist ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion në magjistralen Podujevë- Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Warren ka përjashtuar mundësinë që fansat më në fund…