Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

07 korrik 2020 | 10:23

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuarr se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën më 4 korrik në kampin në Novosellë, në Kosovë.

Ushtari, Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, vdiq në një incident jo luftarak, deklaroi Pentagon përmes një njoftimi për shtyp.

Incidenti është duke u hetuar, duke mos dhënë asnjë informacion tjetër.

Klass u bashkua me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Oregon më 19 Janar 2019, si një këmbësor. Ai ishte mobilizuar në janar të vitit 2020 dhe ishte planifikuar të kthehej në shtëpi nga Kosova në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave në Suedi nga koronavirusi ka shënuar rënie,…