Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

09 janar 2018 | 14:34

Ushtria amerikane në Evropë ka bërë me dije se një ushtar amerikan që ka shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane është thënë se aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Sipas njoftimit thuhet se ushtri Robert W. Jones nga Arizona, 21-vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane. “Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s janë të vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim…