Hungaria fajëson Finlandën për dështim në zgjerimin e BE-së

02 dhjetor 2019 | 17:33

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, e ka kritikuar të hënën Finlandën, e cila mban Presidencës e radhës së Bashkimit Evropian, për dështim në zgjerimin e bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Finlanda, si presidente e BE-së, është përgjegjëse për “dështimin e madh” në zgjerim, ka thënë Szijjarto pas takimit të tij në Pragë me homologët nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia.

“Është kjo presidenca e parë që nuk ka qenë në gjendje të hapë asnjë kapitull të vetëm negociatash me ndonjërin nga vendet kandidate. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, ka thënë Szijjarto, raporton “Rel”.

Në samitin e Bashkimit Evropian në tetor, Franca ka shkaktuar zemërim, pasi ka bllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nisja e bisedimeve me këto dy vende është mbështetur fuqishëm nga Gjermania dhe vendet e tjera.

“Shtyrja e zgjerimit dhe vendosja e pengesave në rrugë janë politika që shkojnë në kundërshtim me interesat evropianë”, ka thënë Szijjarto.

Përfaqësuesi i Hungarisë në përbërjen e re të Komisionit Evropian mban portofolin e zgjerimit dhe të fqinjësisë.

Szijjarto ka thënë se zgjerimi është “në duar të mira” me komisionarin Oliver Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kamenicë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi,…