Huqje e madhe nga rusët, lansuan raketa të shumta në drejtim të aeroplanit të tyre

15 dhjetor 2023 | 22:46

Një aeroplan rus SU-25 për pak u godit nga raketat e shumta të cilat si duken u shkrepën aksidentalisht nga një sistem raketor rus, i tipit Grad.

Pamjet të cilat kanë bërë xhiron në internet, tregojnë momentin kur aeroplani rus u shpëtoi “për një fije floku” raketave që u shkrepën në drejtim të tij.

E gjitha kjo si duket kishte ndodhur në mënyrë aksidentale, dhe aeroplani rus duhej të bënte manovra për të shpëtuar nga sulmi.

Së paku katër raketa u shkrepën në drejtimin ku fluturonte aeroplani.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, megjithatë kjo mund të ketë ndodhur në territorin ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët policorë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA)…