Hydajet Hyseni: Marsi ’81-s ka pasur një domethënie të veçantë
11 mars 2021
| 12:04
Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të 81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën “Vullkani i Republikës”.
Ekspozita është hapur në Mensën e Studentëve në Prishtinë.
Ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni, në një fjalë rasti ka thënë se demonstratat e 81-shit i kanë bashkuar shqiptarët.
“Ne na ka bashkuar pranvera e vitit 1981 [marsi i lavdishëm] dhe sot nuk jemi në situatë që të flasim gjerë e gjatë. Do ta bëjmë këtë në tryezën që do të organizojmë sot këtu në mensë dhe më pas në konferencat që do të organizohen më 26 mars në Institutin e Albalonoigjisë. Ajo që do të mund të përmendet në një kohë të tillë është fakti që në të kaluarën shqiptare marsi ka pasur një domethënie të veçantë”, ka thënë Hyseni.