Hysa përforcon Gjilanin

20 korrik 2018 | 13:04

KF Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Vilfor Hysa.

Karriera e futbollistit të lindur në Tiranë është e pasur, pasi ai është paraqitur për shumë skuadra nga kategoria Superierore dhe në kampionate të ndryshme evropiane. Hysa ishte edhe pjesë e shpresave të Shqipërisë deri në grupmoshat U-21, kurse u paraqit në kualifikimet e Evropa Ligë me Kukësin dhe Tiranën. Së fundmi sulmuesi kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën Lija Athletic.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 12 fshatra rreth zonës së Orllanit të Podujevës që…