Hysaj: Mund ta mposhtim Francën

05 shtator 2019 | 18:03

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, dëshiron të besojë te shanset që ka ekipi i tij përballë Francës, të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2020”.

Kështu shkruan “France Football”, që i ka shkëputur 25-vjeçarit një koment të shkurtër për këtë takim të raundit të 5-të të sfidave në grupe. Hysaj nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria ta bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.

“Ne duam rezultat pozitiv. Nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt se me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do t’i tregojmë vlerat tona. Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht se do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”, ka thënë Hysaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…