Hysaj nuk qëndron në Napoli

14 mars 2020 | 15:30

Mario Giuffredi, agjenti i Eleseid Hysajt ka folur për të ardhmen e futbollistit shkodran në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Radio Punto Nouvo”. Ai është shprehur i bindur se Elsi do të largohet në verë në një tjetër skuadër.

“Është një lojtar që për tre vjet ishte më i miri në Serie A, në këtë periudhë të kampionatit e kupave që luajti me Gattuso, ka treguar gjithnjë se është i nivelit të lartë. Por është e pamundur të qëndrojë në Napoli, nuk do kenë kurrë mungesë kortezie nga ana ime në shoqërinë e kaltër, por është e drejtë të tejkalojmë rrugët”, tha agjenti.

Ardhja e Gattusos duket se ka ndryshuar diçka në karrierën e kapitenit kuqezi, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë larg Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes së koronavirusit pandemi globale nga Organizata Botërore e…