Hysaj pozitiv me Covid-19
17 nëntor 2020
| 20:53
Elseid Hysaj është testuar pozitiv me Covid-19.
Skuadra e Napolit ka njoftuar se mbrojtësi Elseid Hysaj është testuar pozitiv me Covid-19. Hysaj është në grumbullim te Kombëtarja e Shqiptare, dhe në testimet e fundit është konfirmuar infektimi i tij.
Mbrojtësi i krahut të djathtë tani është futur në izolim, dhe do të mbetet në Shqipëri.
Kujtojmë se Shqipëria të mërkurën zhvillon një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në garën për vendin e parë në grup.



