Hysaj: Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit

27 korrik 2018 | 14:26

Juventusi është përforcuar me Cristiano Ronaldon, por shqiptari i Napolit, Elseid Hysaj nuk frikësohet aspak.

Mbrojtësi kuqezi, ka thënë se ylli portugez nuk do t’i shënojë Napolit. “Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Ruajtja i tij është një sfidë, që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën gjithçka. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, por jo përgjatë gjithë kampionatit”, ka thënë Hysaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nuhi Bytyçi Dje shkoi nga bota shqiptare për në…