Hyseni: Është rasti i parë që Kosova të ketë qeveri tipike kushtetuese

21 janar 2020 | 21:55

Profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se është rasti i parë që Kosova të ketë qeveri tipike kushtetuese në terma juridik – kushtetues.

“Pse? Sepse Kuvendi sipas Kushtetutës, nenit 95, parag.3, mund ta votojë propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Kushtetuta nuk e kërkon ekzistimin e marrëveshjes politike për ‘koalicion qeverisës’, madje ky është term politik, por jo juridik – kushtetues. Pse mund të duket e pamundur kjo? Sepse deri më tani Kuvendi ka zgjedh KM dhe Qeveri të dalë nga një marrëveshje tipike politike. Por që Kuvendi është kritikuar shumë në 6 legjislaturat e kaluara se nuk e ka ushtruar funksionin e tij mbikqyrës dhe kërkues të llogaridhënies nga Qeveria”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kësaj here është rasti të ndërrohet kursi i jetës parlamentare.

“Më shumë se 2/3 e Kuvendit mund ta ushtrojnë funksionin e tyre tipik parlamentar dhe kushtetues. Pra, është një rast që deputetët me shumicë të votave siç e thotë Kushtetuta me zgjedh Qeverinë dhe me mbikqyrë strikt në terma juridik – kushtetues përmes komisioneve parlamentare. A tingëllon kjo utopike? Po. A është e mundur? Po. A duhet me provu Kosova këtë mënyë të zgjedhjes së Qeverisë? Po. A fillon depolitizimi i jetës parlamentare? Po. A fillon departizimi i deputetit dhe konstitucionalizimi i tij? Po. A fillon konstitucionalizimi institucional i jetës parlamentare? Po. A mund të kemi Republikë parlamentare me Kuvend që ka fuqi juridike – kushtetuese? Po. A do ta kemi për herë të parë rastin me pas KM dhe Qeveri që e kryen funksionin tipik ekzekutiv – juridik – kushtetues duke i dhënë llogari juridike – kshtetuese Kuvendit? Po. Sigurisht se po sepse konteksti aktual socio – politik në vend e kërkon një mënyrë të tillë. E kërkon një Qeveri që ka me punu dhe me i kry punët që aq shumë ka nevojë Kosova. Pra, një Qeveri që e zbaton politikën e saj të miratuar në Kuvend”, ka shkruar ai.

Hyseni ka thënë se ndryshimi i mundshëm është: Kryeministri dhe Qeveria t’i ushtrojë kompetencat e saj sipas Kushtetutës, neni 93 dhe 94. “Pra me punu. A do të thuhet nga “analistat” se kjo është Qeveri e pakicës? Po. Sipas Kushtetutës nëse votohet, a do të jetë Qeveri e pakicës? Jo. Sepse do të jetë Qeveri e zgjedhur me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, ka theksuar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjërat kanë filluar të vihen në binarë te Liria e…