Hyseni i flet opozitës para seancës për dialogun: Albin komediani ju futi në grackë

13 shkurt 2023 | 11:19

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në seancën e fundit “me dhelpërinë e tij dhe sensin prej mashtruesi, sërish futi opozitën në grackë”.

Duke cituar deklaratën e Kurtit se “kur e takoni Escobarin, paramendojeni se e keni përpara Albin Kurtin dhe ja thoni këto fjalë”, Hyseni ka thënë se ai ka lënë të kuptohet se “demek opozita nuk e kanë guximin e tij për ta kundërshtuar Amerikën”.

“Për habinë e shumëkujt besoj, e sidoqoftë për habinë time, në vend që të dëgjoheshin të qeshura pas kësaj çmendurie dhe këtyre fjalëve të komedianit Kurti dhe të injoroheshin tërësisht edhe ai edhe ato që tha, filloi një garë idioteske se cili ishte më ‘trim’ me Amerikën???!!!… Kurti, me plot vetëdije, ndërsa liderët opozitarë pavetëdijshëm dhe në mënyrë shumë naive, nisën kështu lojën e rrezikshme në stilin “hajde matemi cili është më trim me Amerikën”. Atë lojën e fëmijëve ‘Ma mujte, ta mujta’”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë që sot (e hënë) në Kuvendin e Kosovës do të debatohet për dialogun Kosovë- Serbi.

Postimi i plotë i Hysenit dhe pa ndërhyrje:

“Naltmadhnia e Tij” Albin Kurti dhe loja e tij: “Hajde luajmë cili është më “trim”?

Albin Kurti, ky zotni kryeministri i Kosovës, në seancën e fundit të Kuvendit, ku po flitej për dialogun, me dhelpërinë e tij dhe sensin prej mashtruesi që e shquan, serish e futi opozitën parlamentare në grackë.

“Kur të flisni me Eskobarin, paramendojeni Albin Kurtin në vend të tij dhe thuajani atij këto që mi thoni mua”, tha Kurti duke lënë të kuptohet se këta, demek opozita nuk e kanë guximin e tij për të kundërshtuar Amerikë!!!

Përkthyer në diskurs normal dhe racional politik, kjo donte të thoshte, se ata, pra opozita nuk mund t’i shisnin trimëri Amerikës siç bënte dhe bënë, ky kryeministri “ynë” Naltmadhnia e Tij, i zbritur nga qielli!

Për habinë e shumëkujt besoj, e sidoqoftë për habinë time, në vend që të dëgjoheshin të qeshura pas kësaj çmendurie dhe këtyre fjalëve të komedianit Kurti dhe të injoroheshin tërësisht edhe ai edhe ato që tha, filloi një garë idioteske se cili ishte më “trim” me Amerikën???!!!.

“Kërko stenogramet në Departamentin e Shteti nga takimi im me Escobar dhe do shohësh se atij i kam folur shume më ashpër se ti”, iu drejtua Kurtit njëri nga liderët opozitarë. Nuk ka dyshim se Kurti priste pikërisht këtë lloj reagimi.

Kurti, me plot vetëdije, ndërsa liderët opozitarë pavetëdijshëm dhe në mënyrë shumë naive, nisën kështu lojën e rrezikshme në stilin “hajde matemi cili është më trim me Amerikën”. Atë lojën e fëmijëve “Ma mujte, ta mujta”.

A po kthehet në diskurs politik gara e konfrontimit me Amerikën dhe shitjes së trimërisë” në këto raporte?! Opozita duhet ta kuptojë që Albin Kurti pikërisht këtë do. Prandaj u bënë ftesë liderëve opozitarë që t’i bashkohen çmendurisë së tij politike.

Është koha e fundit që, për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj, opozita jonë parlamentare të këndellet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të në Superligën e…