Hyseni i LDK-së: Nuk e votojmë Albulena Haxhiun, as s’i shkojmë LV-së në takime konsultative
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka thënë se nuk kanë votë as në seancën e nesërme për Albulena Haxhin, e cila është propozuar nga Vetëvendosja për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Ajo që bien ë sy dhe që vërtetë lë shije të keqe politike pa asnjë koncept është se mungesa e numrave partinë fituese LV-në e bën arrogante. I keni parë edhe deklaratat e tyre pas seancës së dështuar për fajin e tyre se fajet i ka opozita, unë po flas për LDK-në nuk ka asnjë faj sepse gjuha e përdorur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve e ka minuar çdo mundësi bashkëpunimi. Kur vijmë tek kryeparlamentari, normalisht se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e Drejtësisë përkundër mundësive. Në vend se të bëjë reforma në drejtësi, Albulena Haxhiu, të vetmen gjë që ka ditë më bë ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. LDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin, pra nuk shkon në takime konsultative dhe nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare”, ka thënë Hyseni për “RTV21”.



