Hyseni, Kurtit: Me veprime amatoreske ia dorëzove veriun grupeve kriminale që dirigjohen nga Vuçiqi

06 dhjetor 2022 | 20:19

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka kërkuar nga i ka dërguar një porosi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Hyseni i tha atij të tregojë se çka do të ndodh në veri dhe si e ka ndërmend që ta stabilizojë situatën atje.

Ai theksoi se Kurti me veprime amatoreske ia ka dorëzuar grupeve kriminale serbe.

Ish-kryediplomati i Kosovës e pyeti kreun e Qeverisë së Kosovës se “mos ndoshta ende je t’u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?”.

“Zotëri Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndërmend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotëri, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat  dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq. Apo, mbase po pret që të vijnë  ata miltantët e tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka……., ta stabilizojnë veriun???!!! Apo mos ndoshta ende je t’u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një “xhepi ajri” avioni humbet papritur lartësinë jo sepse…