Hysni Mehani thotë se është sulmuar nga Sami Lushtaku
14 maj 2026
| 13:13
Kryetari i Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, nëpërmjet një të afërmi të tij me emrin Bahri Zabeli, ka thënë se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku.
Sipas njoftimit në “Facebook”, Mehani ka ftuar familjarët për përmbajtje.
“Te dashur miq, jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje”, ka shkruar Mehani në “Facebook”-un e Zebalit.



