Hysni Muhadri i PDK-së merr mbështetje nga Shejh Besimi

11 tetor 2021 | 10:52

Hysni Muhadri, kandidat për asamble komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po merr mbështetje të madhe sidomos nga banoret e rajonit të Hasit të Gjakovës.

Muhadri çdo ditë po  zhvillon takime të shumta ku para tyre po prezanton planin e tij për katër viteve të ardhshme.

Muhadri gjithashtu ka vizituar edhe Teqen e Halvetive në Damjan, që sipas tij është vend i shenjët për gjithë Hasin.

Ja postimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëvendës të mi Hasjanë!

Dita e zgjedhje po afrohet. Më 17 tetor, do t’i drejtohemi kutive të votimit. Secili e kemi të drejtën e votës, andaj duhet ta shfrytëzojmë që atë votë ta orientojmë aty ku duhet, aty ku nesër ajo votë shndërrohet në punë dhe respekt.

Sot vizitova Teqen e Halvetive në Damjan, që është vend i shenjët për gjithë Hasin, ku ja dhurova portretin e Shejh Bajrami.

Në këtë vend të shenjët të besimit, mora mbështetje të pakursyer të Shejh Besimit që do të mbështet.

Andaj më 17 tetor, pres përkrahjen dhe besimin tuaj, që të më ngarkoni me përgjegjësi, që Hasi nesër të ketë një të ardhme më të mirë, të ketë adresë për t’i adresuar kërkesat për një të ardhme më të mirë!

Na priftë e mbara!

# Bashkë për Gjakovën

# 177 PDK

# Hysni Muhadri 4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dren Shahini, kryetar i lagjes "Mati 1" thotë se punimet…