I arratisuri nga Kosova, Radonjiçiqi në takim me Vuçiqin

22 shkurt 2019 | 16:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takua rme përfaqësuesit e Listës Serbe. I pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, për të cilin është lëshuar urdhërarrest në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar kundër përfshirjes së serbëve në FSK.

Vuçiqi ka thënë se shqiptarët dëshirojnë të përfshijnë numër sa më të madh të serbëve nga Kosova në ushtrinë e Kosovës.

“Ata kanë shpallur konkurs për ushtrinë e Kosovës gjegjësisht ushtrinë shqiptare e sidomos për këtë po insistojnë në Anamoravë nëpër fshatrat serbe, prej Kuscit të Epërm deri në Novobërdë, prej Pajsanit, Parteshit, Budrigës së Poshtme dhe fshatra tjera. Duan të mbledhin sa më tepër serbë për ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiqi për “TV Përva”, përcjellë Klan Kosova.

I pari i shtetit serb ka thënë se “përfaqësuesit e serbëve të Kosovës” janë ankuar se nuk ka mallra serbe nëpër shitoret e Shtërpcës, Graçanicës dhe në pjesët tjera të Kosovës për shkak të vendosjes së taksave prej 100 për qind për import të këtyre mallrave.

“Do të përpiqemi ta zgjidhim edhe këtë dhe që bota të bëjë presion të vërtetë ndaj fëmijës së saj të përkëdhelur, ndërsa ne do të gjejmë rrugë dhe mënyra ta furnizojmë popullin tonë”, ka thënë Vuçiqi.

Në takim kanë marrë pjesë edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq, por edhe Milan Radoiçiq, i cili është gjithashtu nënkryetar i Listës Serbe për të cilin Gjykata në Prishtinë ka shpallur urdhër arrest për shkak të dyshimit për lidhjen e tij me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unai Emery ka deklaruar se Arsenali mund ta fitojë Ligën…