I dolën pamjet duke konsumuar drogë, shkarkohet nënkryetarja e komunës së Leposaviqit

30 janar 2024 | 13:44

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq.

Shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, është thënë në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë. /RTK

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për futbollistin e PSG-së, Marco…