I gjendet mbi një kilogram kanabis, arrestohet i dyshuari në Istog

03 janar 2023 | 09:37

Të hënën rreth në orën 19:45 është arrestuar një person në Istog, pasi të njëjtit i është gjetur mbi një kilogramë kanabis në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident masiv  ku u përfshinë 6 kamionë dhe 13…