I jep lamtumira e fundit Arian Dacit (Foto)
27 janar 2019
| 13:28
Në varrezat e Arbërisë në kryeqytet, sot i është dhënë lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, raporton “Epoka e re”.
Arian Daci është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe për të ndjerin.
Pas homazheve, nën patronatin e kryeministrit, u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të të ndjerit.
Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.
/Epoka e re/