I jepet lamtumira e fundit Lulëzim Krasniqit

02 prill 2021 | 16:50

I është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit policor të Kosovës, Lulëzim Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Trupi i ish-ushtarit të UÇK-së, do të pushoj në varrezat e fshatit Zhilivodë të  Komunës së Vushtrrisë.

Para varrimit, në shkollën e fshatit, është mbajtur një akademi përkujtimore, ku është vlerësuar lartë kontributi i Krasniqit në të kaluaren.

Në këtë akademi, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë vlerësuar se në kohën kur Kosova ishte në rrezik, Lulëzim Krasniqi, i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së, ku disa herë kishte shkuar këmbë në Shqipëri për të marrë armë.

Ndërsa, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës kanë vlerësuar lartë kontributin e Krasniqit në shërbim të rendit dhe ligjit.

Për punën e tij si polici i dalluar, Krasniqi kishte marr disa herë mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Krasniqi për disa ditë ka qenë i shtrirë në QKUK për shkak të infektimit me Covid-19.

Lulëzim Krasniqi, në të kaluarën ka qenë edhe profesor, ndërsa ka qenë i pasionuar pas poezisë dhe alpinizmit.

Krasniqi pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tri vajza.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

May be an image of 1 person and smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se deri në…