I jepet lamtumira ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit

02 qershor 2022 | 16:29

Shqipëria ka organizuar të enjten ceremoni shtetërore për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Në ceremoni e organizuar në mjediset e Presidencës në Tiranë morën pjesë familjarë, zyrtarë të lartë, politikanë dhe personalitete të shquara nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, si dhe qytetar të Tiranës, të cilët shprehën homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit.

I pari që zhvilloi homazhet ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh  e Nishani punoi me përkushtim në mbrojtje të Kushtetutës. “Bujar Nishani besoi deri në fund tek demokracia, e mira publike dhe sidomos interesi kombëtar. Si president i zgjedhur në 100-vjetorin e shtetit shqiptar, ai i mishëroi këto parime duke imponuar respekt tek të gjithë kolegët e burrështetasit e huaj, tek bashkëpunëtorët e tij, por edhe tek kundërshtarët politikë”, ka thënë Meta.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kreu homazhe për ish-presidentin Bujar Nishani.

Osmani në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në emër të qytetarëve të Kosovës u përkul para arkëmortit të presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

Në homazhe morën pjesë edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Rexhep Meidani, dhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në…