I ka mbyllur punimet konferenca shkencore ndërkombëtare: “110 vjetori i Kryengritjes së përgjithshme  dhe shtetit të pavarur shqiptar, roli i Hasan Prishtinës”

22 qershor 2022 | 16:36

Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës organizoi konferencë shkencore për Hasan Prishtinën Me titull: “110 VJETORI I KRYENGRITJES SË PËRGJITHSHME DHE SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR: ROLI I HASAN PRISHTINËS”

I ka mbyllur punimet konferenca shkencore ndërkombëtare: “110 vjetori i Kryengritjes së përgjithshme  dhe shtetit të pavarur shqiptar: roli i Hasan Prishtinës”.

Në kuadër të kësaj konference duhet theksuar se kanë prezantuar kumtesat e tyre më shumë se 20 studiues.

Kumtesat e prezantuara në këtë konferencë janë:

  1. Akademik Marenglen Verli, “Hasan Prishtina, çështja e Kosovës dhe disa refleksione”;
  2. Prof. Dr. Ibrahim Gashi, “Hasan Prishtina promotori i parë i idesë së Pavarësisë së Shqipërisë”;
  3. Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, “Kryengritjet e vitit 1912, programet politike, udhëheqësia shqiptare dhe vendi i Hasan Prishtinës në skenën politike të trojeve”;
  4. Prof. Dr. Bujar Dugolli & MA. Gentrit Smakaj, “Marrëveshja shqiptaro- osmane dhe përfundimi i kryengritjes së vitit 1912”;
  5. Prof. Asoc. Dr. Jaho Cana & Prof. Dr. Gëzim Shala, “Krahina e Labërisë para dhe pas kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912”;
  6. Prof. Dr. Muhamet Mala, “Veprimtaria subresive serbe ndaj Kosovës në fillimet e shek. XX”;
  7. Prof. Asoc. Dr. Selim Bezeraj, “Takimet e Hasan Prishtinës me përfaqësuesit austro-hungarezë për kryengritje dhe pavarësi: strategji apo simbolikë”;
  8. Prof. Asoc. Dr. Ledia Dushku, “Viti 1912: zhvillimet politike në hapësirën shqiptare dhe veprimtaria e Hasan Prishtinës (qasje e fokusuar në dokumentet diplomatike italiane)”;
  9. Prof. Dr. Agim Zogaj, “Mendimi politik, kombëtar i Hasan Prishtinës/ Qasje e kritikës historiografike”.
  10. Prof. Asoc. Dr. Sali Kadria, “Disa aspekte të Kryengritjes Shqiptare të vitit 1912 dhe të kontributit të Hasan Prishtinës gjatë saj”;
  11. Prof. Ass. Dr. Arsim Sinani & MA. Kastriot Veselaj, “Narracioni për figurën e Hasan Prishtinës sipas dokumeteve arkivore të shtypit të kohës”;
  12. Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi & MA. Fidan Zeneli, “Kontributi i Hasan Prishtinës për arsimin shqiptar në Kosovë”;
  13. Prof. Asoc. Dr. Clirim Duro, “Roli i Hasan Prishtinës në arsimin kombëtar të fillim shekullit XX”;
  14. Prof. Asoc. Dr. Shkodran Imeraj, “Raportet në mes Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës në mes viteve 1908- 1912”;
  15. PhD Cand. Mentor Hasani, “Pasqyrimi i vrasjes së Hasan Prishtinës në shtypin ndërkombëtar”;
  16. Prof. Ass. Dr. Skender Lutfiu, “Roli i Hasan Prishtinës në jetën politike në Shqipëri (1920- 1924);
  17. Prof. Ass. Dr. Haxhi Ademi, “Kontributi i Hasan Prishtinës për çështjen e shqiptarëve në Mbretërinë e Jugosllavisë nëpërmjet peticioneve, memorandumeve dërguar Lidhjes së Kombeve (1927- 1931);
  18. Dr. Sc. Izet Miftari & Rrustem Mehmeti, “Disa të dhëna për pasurinë e familjes së Hasan Prishtinës”;
  19. PhD. Cand. Dorajet Imeri, “Individi dhe shtetndërtimi- roli i Hasan Prishtinës në përmbylljen e krijimit të kombit dhe formimit të shtetit shqiptar”;
  20. PhD. Cand. Johina Verli, “Kontributi i Hasan Prishtinës në rrugën drejt pavarësisë”;
  21. PhD. Cand. Ardian Jashari, “Kontributi i Hasan Prishtinës në arsimin shqip”;
  22. PhD. Cand. Nardi Gjata & PhD. Cand. Ibrahim Hoxha, “Zbulimi i heroit lokal: Roli i figurës së Hasan Prishtinës në krijimin e identitetit kombëtar në Kosovë gjatë viteve 1966- 1999”.

 

Aktivitetet e konferencës u përmbyllën me vizita në monumentet historike të qytetit të Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme është paraparë që Projektligji për Trustin…