I ndërrohet burgu djalit që dyshohet se vrau nënën në Pejë, avokati kërkon të mbahet larg të burgosurve tjerë

17 prill 2023 | 18:05

Gjatë orës së pasdites të së premtes në Pejë ka ndodhur një rasti i rëndë ku një grua është gjetur e vdekur.

Lidhur me këtë rast, më vonë, Prokuroria zbuloi së i dyshuari kryesor për këtë vrasje është djali, i cili dyshohet së ka mbytur nënën e tij.

Ai u arrestua nga ana e Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për ta dërguar në 30 ditë paraburgim të dyshuarin për vrasjen e rëndë.

Lajmi.net mëson se i dyshuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga ajo në Pejë që ishte në fillim.

Ky transferim i tij ka ndodhur për shkak se Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron shërbime më të mira shëndetësore.

Avokati i të dyshuarit ka thënë se ka kërkuar që i njëjti të dërgohet në izolim për shkak gjendjes së tij momentale.

‘’Kam kërkuar që i njëjti me u mbajt i izoluar, për shkak të gjendjes së tij momentale dhe për shkak të rrethanave të rastit’’.

Më tutje avokati thotë se Prokuroria ka thënë se këtë javë i dyshuari do të dërgohet në Institutin e Forenzikës për t’iu bërë ekzaminimi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian bën me dije se gjithçka është gati për…