I PAVDEKSHËM ËSHTË NDUE DODAJ

03 janar 2021 | 21:01

Është ndalur zemra e madhe e birit të Krahinës famëmadhe të Mirditës Ndue Dodaj!

Krahërori i shqiptarit të madh, shqiponjës së hekurt të qeillit shqiptar, Kolonelit të aviacionit ushtarak të Shqipërisë Ndue Doda, nuk frymon më!

Mbyllë sytë Ndue Dodaj, emblema e madhe e mirditorit progresiv e integrues brenda hapsirës gjithëshqiptare!

Ndahet nga jeta shoku,vëllau e miku im i veçantë, i pavdekshmi Ndue Dodaj!

Moment i rëndë dhe i dhembshëm për Babain Gjon Nikolli, për bashkëshorten, fëmijët, nipat dhe mbesat, vëllezërit dhe motrat, për familjen e ngushtë dhe të gjerë Dodaj, fisin, shokët dhe miqtë shumtë të të paharruarit Ndue Dodaj!

Ngushllime familjes Dodaj, të gjithëve që e kanë dashur, që e kanë nderuar dhe që e kanë njohur të pashembulltin, njeriun e madh e të mirë dhe të përkushtuar të çështjes kombëtare, atdhetarin dhe patriotin e shquar Ndue Dodaj!

I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare!

Lamtumirë i pavdekshmi Ndue Dodaj!

Me dhembje e pikllim,
Ismet Sylejmani,
Prishtine, me 3 Janar 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mutacioni i rrezikshëm i Covid-19, ka arritur edhe në Greqi.…