I shkoi te vendi i punës dhe e detyroi t’i japë para, arrestohet i dyshuari

07 janar 2024 | 08:52

Një person ka raportuar se më 5 janar derisa ka qenë në vendin e tij të punës, një person  e ka kërcënuar dhe e ka detyruar atë t’i japë para nga pazari.

Të njëjtën gjë i dyshuari e ka bërë edhe dje.

I dyshuari është arrestuar.

“KANOSJE-DETYRIM- Shkabaj, Prishtinë 05-06.01.2024-14:23-15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari. Gjithashtu edhe sot më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2023 shënon kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës,…