I shpenzoi 1 miliard kundër Bidenit, tash i dha 100 milionë dollarë për të

15 shtator 2020 | 09:00

 

Miliarderi Mike Bloomberg ka dhuruar 100 milionë dollarë për ta ndihmuar fushatën presidenciale të demokratit Joe Biden në Florida.

Bloomberg tashmë ka shpenzuar 1 miliard në përpjekje për ta mundur Bidenin në garën për kandidatin demokrat për president.

Ndërkohë republikani Donald Trump la të kuptohet se do t’i shpenzojë paratë e tij për fushatën në Florida.

Të dyja kampet po bëjnë përpjekje maksimale për t’i përfituar votuesit derisa numri i votimeve me postë pritet të jetë i lartë për shkak të Covid-19.

Floria ofron 29 prej 270 votave të nevojshme elektorale për ta fituar garën.

Presidenti Donald Trump fitoi në Florida më 2016 derisa demokrati Barack Obama triumfoi në këtë shtet më 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi…