I zhdukur që nga Prill, trupi gjendet i dekompozuar në tunel

29 dhjetor 2018 | 22:29

Të tjera detaje dalin në lidhje me kufomën e gjetur në një tunel në Shupenzë të Bulqizës. Sipas të dhënave viktima është 31-vjeçari nga Bulqiza, i cili rezultonte i zhdukur prej 8 muajsh. Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës. Trupi i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme (29 dhjetor) në fshatin Gjuras në Bulqizë.

Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik”, sqaron policia e Bulqizës. Artur Lleshi u zhduk në mënyrë misterioze në Maqedoni, ku ai punonte si çoban. Familjarët në atë kohë bënë denoncim në Shqipëri e Maqedoni. Për Lleshin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë.

Artur Lleshi, nga Bulqiza ka humbur kontaktet më 10 prill 2018 me familjen. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët shprehen se ka punuar prej 3 vitesh në Maqedoni. Arturi u rikthye më 2 prill, për të sjellë paratë në shtëpi dhe për t’u çmallur me familjarët dhe 3 fëmijët e tij të mitur.
Më 10 prill, ai u largua nga shtëpia për t’u rikthyer në punën e tij, por që prej asaj dite nuk ka më informacion. “Më datë dy prill iku nga shtëpia dhe më tha që për dy javë të mos bëhen merak se nuk do të punonte tek pronari i parë në Maqedoni dhe se do të gjnte një tjetër. Kjo ka qenë biseda e fundit. Kemi folur gjithmonë në telefon, merrte një herë në tre ditë. Ndejta me shpresën për 1 javë se do më merrte, por kjo nuk ndodhi”, u shpreh bashkëshortja e tij./ballkanweb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra të tjerë janë vonuar…