Ia huq prokuroria, Fitim Geci ishte ushtar i UÇK-së

16 shtator 2018 | 22:37

Fitim Geci nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt ka qenë pjesë e Brigadës 112 Arben Haliti, por  çuditërisht figuron në listën e prokurorisë kinse si veteran i “rremë”.

Geci për ta dëshmuar të kundërtën e asaj çfarë është publikuar të dielën në medie, ka postuar një foto nga lufta duke i prirë radhëve të UÇK-së në Drenicë.

“Çfarë prokurori ka në Kosovën tonë që i qesin emrat e veteranëve të vërtet si veteranë kinse të rremë. Kjo foto është dëshmi e Fitim Gecit”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe…