IADK-ja organizon sesion informues për fermerët e Kaçanikut

05 shkurt 2020 | 14:22

Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në kuadër të këtij, projekti IADK-ja më 7 shkurt do të organizojë një sesion informues për fermerët e Kaçanikut.

Kjo komunë ka bërë me dije se objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primarë në konvertimin organik.

“Projekti do të mbështesë fermerët dhe bizneset që janë të interesuara të angazhohen në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike apo janë të angazhuar sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese me fokus të veçantë në sektorin e bimë mjekësore dhe aromatike. Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët që të marrin pjesë në sesionet informuese për vitin 2020”, ka njoftuar Komuna e Kaçanikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në…