IADK-ja përkrah shtatë fermerë të Drenasit me motokultivatorë

14 nëntor 2019 | 16:25

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike ka shpërndarë mekanizmin bujqësor për shtatë fermerë të Komunës së Drenasit të cilët kanë përfituar motokultivatorë të madhësive të ndryshme me frezë dhe kositëse. Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve, efikasitetin dhe zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike.

IADK-ja po ashtu do të ofrojë këshilla praktike, trajnime dhe vizita të ndryshme me qëllim që përfituesit të kenë mundësi pune dhe gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin për bimë mjekësore aromatike.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit: “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Edhe Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë këtë vit ka planifikuar të ndaj 100 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër shumë raportimeve gjatë ditës së djeshme se Gjykata Speciale…