IAMN dënon sulmin në ndërtesën e elektrodistribumit në veri të Mitrovicës

24 qershor 2022 | 13:44

Sipas informacioneve që posedon zyra e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në veri të Mitrovicës, që drejtohet nga Fatmir Sheholli, mbrëmë është sulmuar me granatë dore M52 ndërtesa e Elektrodistribumit në veri të Mitrovicës, me ç’rast janë dëmtuar dy kabllo të tensionit të lartë dhe katër vetura që kanë qenë afër ndërtesës.

Sipas IAMN, ditëve të fundit pas pajtimit për udhërrëfyes për marrëveshjen për energji në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë vërejtur thirrje të ndryshme nga parti dhe iniciativa qytetare serbe në veri se ndjehen të tradhtuar nga pala serbe.

No description available.

IAMN njofton opinion që disa përfaqësues ekstremë serbë të veriut kanë paralajmëruar edhe protesta kundër marrëveshjes energjetike në Bruksel duke u përpjekur të minojnë marrëveshjen e arritur.

Spas IAMN, strukturat paralele serbe në veri janë të interesuara që marrëveshja për energji të mos jetësohet në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”,…